Transmetuar më 01-08-2018, 17:58

Konsumi i cigares është një ndër gabimet më të mëdha që njeriu bën.

Qindra studime kanë konfirmuar se nga cigarja vijnë një sërë sëmundjesh, ku ndër më të rrezikshmet mund të nënvizojmë kancerin e mushkërive.

Edhe pse pasojat shumë i nënvlerësojnë, ato shfaqen më vonë thonë hulumtuesit.

Referuar një studimi të publikuar nga “The Indipendent”, parashikohet që në vitin 2030 numri i grave që humbasin jetën nga kanceri i mushkërive të rritet me 43 %.

Shkaktari numër një i sëmundjes është cigarja.

Normat më të larta të vdekjeve parashikohen në disa vende me mirëqenie të lartë në Evropë dhe Australi, Zelandë, SHBA./a.m./noa.al/