Transmetuar më 01-08-2018, 21:27

Nga Jorida Tabaku

Gjykata Europiane e Auditit e komfirmon se 1 në 3 tendera jepen pa garë!

Gjykata Europiane konfirmon ate qe opozita ka kohe qe denoncon me force: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht.

Sot Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta në BE, konfirmon akuzën e opozitës.

Po, në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara. Po nje ne 3 tendera jepen pa gare.

Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve.

Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar.

Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere.

Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al