Transmetuar më 02-08-2018, 15:10

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku në fshatin Bardhaj, një baba i tetë fëmijëve ka vdekur teksa përpiqej t’i siguronte energji familjes pasi OSHEE i kishte prerë furnizimin sepse s’kishte paguar faturat nga varfëria e tejskajshme.

Viktima është 51-vjeçari Frrok Bregu, i cili paraditen e sotme hipi në shtyllën e korrentit për të rilidhur energjinë elektrike.

Mësohet se katër ditë më parë, familjes Bregu i kishin prerë dritat, sepse nuk i kishin paguar për shkak të pamundësisë për të gjetur paratë e nevojshme për shlyerje detyrimi.

Kështu teksa ka tentuar t’i rikthejë energjinë familjes, 51-vjeçari ka rënë në kontakt me korrentin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se i ndjeri merrej me punë në fshat, dhe të ardhurat e tij ishin fare të pakta.

Familja Bregu ndihmohej herë pas here nga djali 17-vjeçar i familjes, i cili në verë shkonte për të punuar në Mal të Zi edhe pse në moshë ende të mitur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese