Transmetuar më 02-08-2018, 17:02

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj ka shkëputur kontratën me klubin gjerman të Hamburgut.

Një lëvizje e pritshme kjo pasi 32-vjeçari nuk bënte pjesë në planet e skuadrës, madje për disa muaj ishte kaluar te ekipi i të rinjve.

Tashmë, ai do të ketë mundësi të gjejë një klub të ri me parametra zero.

Raportohet se janë të paktën tre klube që duan shërbimet e shqiptarit.

Në Gjermani Hanover është mjaft e interesuar për qendërmbrojtësin shqiptar.

Ndërkohë, mësohet se ai kërkohet edhe nga Deportivo La Coruna në Spanjë dhe Brescia në Itali.

Lojtari ka nisur tashmë kontaktet. Mbetet vetëm të presim për të mësuar se cili do të jetë destinacioni i tij i ri./a.m./noa.al/