Transmetuar më 02-08-2018, 18:41

Interi është fuqizuar së tepërmi gjatë kësaj merkatoje por ëndrra e zikaltërve është nënkampioni i botës Luka Modriç.

Ylli 33-vjeçar sipas disa mediave italiane ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Reali dhe Interi do ishte destinacion mjaft i pëlqyer ku do të gjente disa patriotë kroatë.

Por, klubi i Realit duket se nuk dëshiron të largojë regjisorin e mesfushës, në një kohë kur sapo është larguar Cristiano Ronaldo.

Gazeta spanjolle “AS”, ka shkëputur një prononcim nga presidenti i Realit lidhur me këtë tratativë.

“E vetmja mënyrë që Modriç të largohet është nëse dikush paguan 750 milionë euro”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë duket se shuan ëndrrën e Interit që u raportua se është pranë afrimit të kilianit Vidal nga Bayerni./a.m./noa.al/