Transmetuar më 02-08-2018, 20:33

Një fëmijë 12-vjeçar ka telefonuar dy herë policinë. Ai është shprehur i zemëruar se prindërit i kanë dhënë të hajë vetëm sallatë.

Sallata, kjo ka qenë arsyeja që një fëmijë 12-vjeçar ka telefonuar dy herë policinë. Djaloshi nga Halifax, Nova Scotia në Britani të Madhe telefonoi policinë i zemëruar në orën 22:00.

“Fëmija ishte i mërzitur”, tha policia. Por djali i telefonoi përsëri, duke i thënë se ishte ‘shumë i pakënaqur me përbërësit në sallatë’.

Hutchinson tha se prindërit e djalit nuk ishin të impresionuar, kur kuptuan se u kishte sjellë policinë në derën e shtëpisë.

Por autoritetet kërkuan që të respektohej numri 911 për rastet emergjente.