Transmetuar më 03-08-2018, 10:52

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbajtur ditën e sotme seancën dëgjimore me Prokurorin e Apelit Shkodër, Arben Dollapaj.

Në seancën e drejtuar nga Lulzim Hamitaj dhe me anëtarë Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici, Dollapaj është paraqitur vetë, pa praninë e avokatit.

Bazuar në raportin e ILDKPKI, Dollapaj nuk rezulton të ketë probleme me pasurinë dhe se çdo gjë është e justifikuar me burime të ligjshme.

Rezulton se prokurori ka një apartament 76 m2 në Bajram Curri, një shtëpi banimi 113 m2 në Selitë, dhe shtëpi në fshatin Valbonë.

Gjithashtu ka llogari bankare 972 mijë lekë, llogari bankare 9400 euro, kredi 5 milion lekë.

Edhe sa i takon pastërtisë së figurës profesionale, Dollapaj është gjetur i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Arben Dollapaj po i nënshtrohet me prioritet procesit të vetingut, pasi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. /a.y/noa.al

Del sot para komisionit të vetingut, si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Dollapaj