Transmetuar më 03-08-2018, 13:22

Dashura e gdhendur në lëkurë. Videoja e një djali i cili i tregon vëllait të tij më të vogël i cili është i prekur nga sindroma Down, tatuazhin e tij të ri, po bën bujë në rrjetet sociale.

Në tatuazh shihet fytyra e vëllait më të vogël në gojën e një luani. Pasi pa tatuazhin për herë të parë, i riu i prekur nga sindroma Down, mbeti pa fjalë.

E pa me vëmendje maksimale, e preku me dorë deri kur nxori një buzëqeshje të madhe dhe një përqafim të ngrohtë dhe puthje për të vëllanë.

Gjithë skena u filmua nga nëna e tyre, Soares Sheila, në Rio de Janeiro në Brazil.

Gruaja e publikoi videon në Facebook, duke shkruar, “Shikoni reagimin e vogëlushit tim, kur pa fytyrën e tij tatuazh. Miqtë e mi të dashur, kur postova këtë video nuk e imagjinoja se do ishte ndarë kaq herë. Gjithë ata që më njohin e dinë se sa shumë kam vuajtur që Erick të jetë ende me ne”.

Ajo shton se betejat e shumta shpesh kanë korrur fitore e herë humbur, por se tata nuk janë dorëzuar, shkruan noa.al.

“Betohem para të gjithëve se qëllimi që kisha kur postova këtë video ishte që të tregoja një tjetër episod nga jeta e tyre. Një mijë falënderime për të gjithë miqtë që e ndanë këtë video, ju falënderoj nga thellësia e zemrës”, shkroi gruaja në mesazhin e saj. /a.y/noa.al