Transmetuar më 03-08-2018, 14:20

Teksa i nxehti ka përfshirë një pjesë të mirë të vendeve, në Zyrih, policia zvicerane ka nisur të shqetësohet për efektet që mund të ketë tek qentë e policisë, në momentin që asfalti është i nxehtë.

Për rrjedhojë qentë e mëdhenj duhet të veshin këpucë të posaçme, ndërsa ata të vegjël duhet të merren në krahë.

“Kjo pasi kur temperatura e ajrit shkon në 30 gradë, ajo në asfalt shkon 50-55 gradë”, deklaron policia në njoftimin zyrtar.

Gjatë këtyre ditëve specialistët po merren me pajisjen e qenve të patrullës, ndërkohë që lajmërohen për rreziqet edhe të gjithë qytetarët që kanë qenë.

Sqarohet se qentë e rregullojnë temperaturën e trupit nëpërmjet frymëmarrjes.

Ndërkohë apelohen të gjithë ata që kanë qenë, që t’iu japin vazhdimisht ujë. /a.y/noa.al