Transmetuar më 03-08-2018, 18:43
Dielli i fortë është i padurueshëm dhe problem i madh për sytë.
Syzet janë një zgjidhje mjaft e mirë e cila këshillohet edhe nga okuilistët.
Përveç syve, ato mbrojnë edhe lëkurën rreth tyre që është mjaft e ndjeshme ndaj rrezeve ultravjollcë.
Ndaj, këshilla është që të mbroheni me syze por duhet të keni kujdes çfarë blini.
Në shumë dyqane mashtrojnë dhe nuk merrni syzet me cilësinë e duhur të xhamit.
Duhet të kërkoni marka të syzeve që ofrojnë 100 % mbrojtje nga dielli.
Nëse ato kanë mbrojtje UV 400, atëherë kjo është ajo që ju duhet.
Mirë është të konsultoheni edhe me një okulist./a.m./noa.al/