Transmetuar më 03-08-2018, 22:41

Interi thuajse kishte siguruar afrimin e mesfushorit kilian Arturo Vidal. Por, së fundi në skenë doli edhe emri i Luka Modriç.

Kjo bëri që Interi të lëshonte disi terren dhe Barcelona u hodh menjëherë në sulm duke i rrëmbyer Vidal.

Tashmë, zikaltrit janë totalisht të përqendruar te pista Modriç pasi kiliani u iku “nga duart”.

Spanjollja “AS” ka dhënë një lajm “bombë”. Kjo media raporton se ekziston mundësia që Modriç të shkojë te Interi me parametra zero.

Nuk dihet nëse në kontratë ai mund të ketë ndonjë klauzolë që e mundëson një gjë të tillë.

Por, presidenti i Realit Flerentino Perez më herët deklaroi se kush e do Modriç duhet të paguaje 750 milionë euro./a.m./noa.al/