Transmetuar më 04-08-2018, 07:57

Me nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar, nuk do të lejohen të përdorin celularin në shkolla.

Ky është urdhri i fundit i firmosur më 30 korrik, nga ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla.

Në të thuhet, “Ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë procesit mësimor si nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar. Njësitë arsimore vendore dhe drejtoritë e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”.

Synimi i këtij urdhri është që nxënësit dhe mësuesit të përqendrohen maksimalisht tek procesi arsimor.

Ndërkohë nxënësit dhe mësuesit në rast shkelje të urdhrit rrezikojnë pezullim ose shkarkim për mësuesit.

Më konkretisht, në fillim të mësimit nxënësit do të dorëzojë celularët të cilët do të futen në dollap, për tu marrë më tej vetëm në përfundim të procesit mësimor.

Një nismë e tillë u urdhërua pak ditë më parë edhe në Francë. /a.y/noa.al