Transmetuar më 04-08-2018, 10:10

Një helikopter u përplas në rajonin rus të Krasnoyarsk, në Siberi, duke shkaktuar vdekjen e 18 personave që ndodheshin në bord.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05.20 të kësaj të shtune, ku dyshohet se helika ka prekur ngarkesën e një tjetër helikopteri, që merrej me transport.

Mësohet se mjeti tjetër fluturues nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Në helikopterin e përplasur ndodheshin 15 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Ata ishin drejtuar për në një pus nafte, por nuk mundën të mbërrinin.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al