Transmetuar më 04-08-2018, 10:57

“Më përzunë nga një qendër tregtare, pasi sipas tyre i kisha pantallonat shumë të shkurtra. Ndihem e poshtëruar”.

Me këto fjalë një vajzë 19-vjeçare, Gabrielle Gibson, denoncon në Facebook çfarë i ka ndodhur, teksa punonjësit e sigurisë së qendrës tregtare e dëbuan, për shkak se e cilësuan veshjen e saj të papërshtatshme.

Duke qenë një ditë shumë e nxehtë, vajza kishte veshur një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë me ngjyra.

Por vajza u ndje keq nga gjithë sa ndodhi në qendrën tregtare në Alabama, SHBA, duke vendosur të denoncojë ngjarjen, shkruan noa.al.

“Doja vetëm të kaloja një ditë të bukur duke bërë shopping në qendër tregtare, dhe kur dola nga shtëpia u ndjeva e bukur dhe e lumtur. Por më nxorën jashtë disa burra të cilët nuk kontrollonin sjelljen e tyre.

Ata po më shikonin të pasmet, dhe kjo sipas tyre përbënte një problem për qendrën tregtare”, denoncoi e reja në Facebook. /a.y/noa.al