Transmetuar më 04-08-2018, 11:11

Alkool dhe kokainë në gjak! Mjekët u shokuan kur panë analizat e një fëmije vetëm një vjeç e gjysmë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Vimodrone, në periferi të Milanos në Itali, ku policia ndërhyri pas denoncimit të banorëve.

Policia ndërhyri për të kontrolluar një grua dukshëm të dehur, e cila mbante në krahë një fëmijë.

Policët e shoqëruan këtë të enjte 25-vjeçaren peruane, në ndihmën e shpejtë ku ju nënshtrua kontrolleve, teksa rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Mjekët dhe policët vendosën që edhe foshnja t’iu nënshtrohej kontrolleve të njëjta, ku i mituri rezultoi pozitiv ndaj kokainës dhe alkoolit, lëndë të cilat i ishin përcjellë përmes ushqyerjes me gji, shkruan noa.al.

Gruaja u largua fshehurazi nga spitali, por u gjet nga policia dhe u shoqërua.

Fëmija u shtrua në spital, ku ndodhet në një qendër komunitare. /a.y/noa.al