Transmetuar më 04-08-2018, 13:10

Humbi jetën, për të shpëtuar atë të dy fëmijëve të saj. Në videon që noa.al sjell më poshtë gjeni pamjet dramatike të cilat vijnë nga Kina, ku një grua përdori forcat e fundit që i kishin mbetur për të shpëtuar fëmijët e saj, 9 dhe 3 vjeç.

Ajo u hodh nga dritarja e apartamentit të tyre, i cili u rrethua nga flakët.

Kalimtarë të rastit panë gjithë skenën e ndodhur në provincën e Jiangsu, duke shpëtuar fëmijët të cilët i pritën me batanije, në mënyrë që të mos përplaseshin.

Menjëherë pas kësaj nëna kurajoze u hodh në zbrazëti, por kalimtarët e rastit nuk mundën të ndërhyjnë në kohë që ti shpëtojnë jetën, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejtë.

Skena tronditëse u shënua këtë të enjte, ndërkohë që pamjet po bëjnë xhiron e botës. /a.y/noa.al