Transmetuar më 04-08-2018, 13:32

Administrata komunale e San Piero Patti, në Messinese të Italisë, ka aprovuar unanimisht projektin “Shtëpi në shitje për 1 euro”.

Bëhet fjalë për pranin e parë të menduar kundër shpopullimit të zonës, situatë e cila haset në rajone të ndryshme të Italisë.

Bazuar në këtë nismë, blerësit do të marrin përsipër vetëm shpenzimet e rikonstruksionit, por edhe për këtë fazë do të ketë lehtësi.

Kjo nismë synon ti japë një shtysë zhvillimit të zonës. Tgcom24 intervistoi Gian Luca Camuti, një nga këshilltarët që propozoi projektin.

“Plani u miratua më 30 korrik, pasi u prezantua në fillim të muajit dhe ishte bërë i ditur për herë të parë edhe gjatë fushatës elektorale të 2017. Bëhet fjalë për një projekt që synon t’i japë jetë zsonës. Në pak ditë kemi marrë një numër të madh interesimesh, edhe nga rajone të Gjermanisë”, deklaroi Camuti. 

Ai sqaron se në shumë raste bëhet fjalë për individë dhe familje, të cilat nuk kanë interes për këto banesa që shumica i kanë trashëguar dhe që janë gati që ti japin falas, shkruan noa.al.

“Aktualisht jemi 3 mijë banorë, por çdo vit humbim nga 60-70 dhe brenda një dekade pritet një rënie e ndjeshme e popullsisë. Braktisja e shtëpive vendos në vështirësi ekonominë tonë dhe krijon probleme me sigurinë, për shkak se ndodhin edhe shembje në zonat historike. Për këtë arsye, ku nuk ndërhyn privati, ndërhyn komuna”, deklaroi këshilltari Camuti. /a.y/noa.al