Transmetuar më 04-08-2018, 14:08

“Koreja e Veriut nuk i ka dhënë fund programit të saj nuklear dhe vijon të shkelë sanksionet e vendosura nga OKB”,

Është kjo akuza që përmban një raport i paraqitur të premten, nga ekspertët në Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Mes shkeljeve, konstatohet një shtim në transferimet ilegale të naftës nga anijet në anije dhe furnizimi me armë të lehta dhe pajisje të tjera ushtarake, drejt Libisë, Jemenit dhe Sudanit.

Për këtë arsye, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, paralajmëroi Rusinë dhe Kinën që të mos shkelin sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Koresë së Veriut.

Ai shtoi se Washington nuk do të pranojë asnjë sjellje që redukton presionin ndaj Pyongag, deri sa regjimi i Kim Jong Un të mos braktisë politikën nukleare.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, kritikoi paralajmërimet e SHBA ndaj Rusisë dhe Kinës, dike i cilësuar “alarmante”, lëvizjet e fundit të SHBA. /a.y/noa.al