Transmetuar më 04-08-2018, 14:20

Si të gjesh freskinë në një ditë të të nxehtë vere? Ku ka më mirë se sa një banjo në mes të natyrës.

Është ky rregulli që vlen për ariun Takoda, i cili u filmua nga personeli i kopshtit zoologjik Oregon Zoo, në SHBA, teksa lahej në një enë me ujë.

Ariu ndodhet në kopshtin zoologjik të Oregon qysh prej vitit 2010, pasi mbeti jetim pak pasi erdhi në jetë.

“Jetonte në pyjet e Montana. Është mësuar të jetoj në kontakt me njerëzit. Do ishte shumë e rrezikshme ta lije të jetonte në natyrë vetë”, thonë përgjegjësit e kopshtit zoologjik.

Në pamjet më poshtë mund të shini se si ariu lodron në ujë. /a.y/noa.al