Transmetuar më 04-08-2018, 16:51

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

Malaga kërkon lojtarin shqiptar Ivan Balliu i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes te ekipi i Metz në Francë.

26-vjeçari është formuar në grup moshat e Barcelonës, dhe ka edhe një vit kontratë me ekipin francez.

Balliu ka luajtur edhe me ekipin e Spanjës kur ka qenë në moshën 17-vjeçare.

Ai veshi fanellën kuqezi pas ftesës nga trajneri italian Kristian Panuçi.

Balliu debutoi vitin e kaluar në ndeshjen ndaj Spanjës./a.k/noa.al/