Transmetuar më 04-08-2018, 20:30

Video e mëposhtme tregon momentin kur një pronar pub-i në Londër është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Pamjet e regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit janë shfaqur në profilin e tij në Facebook.

42-vjeçari Tim Sheahan shihet duke u përfshirë në një sherr me disa burra në barin e lokalit.

Më pas, Sheahan kap nga flokët gruan e tij, Jurgita Janusauskiene  dhe e tërheq disa metra.

Nuk dihet si dhe pse ky regjistrim është postuar në faqen e Facebook-ut të 42-vjeçarit.

Policia e ka arrestuar burrin dhe po heton ngjarjen, por mendohet se motivi i sherrit ishte xhelozia.

Për më tepër shihni videon./a.k/noa.al/