Transmetuar më 04-08-2018, 20:51

Ky është momenti i dhimbshëm kur elefantët përpiqen më kot që të sjellin në jetën të voglin e tyre që u përplas nga një makinë që po ecte me shpejtësi.

Pamjet në videon e realizuar në Parkun Kombëtar Hwange në Zimbabve tregojnë elefantin e vogël të shtrirë në tokë, ndërsa prindërit e tij përpiqen me dëshpërim për ta ringritur në këmbë.

Më pas prindërve u janë bashkuar një tufë elefantësh për ti ndihmuar.

Por i vogli nuk arriti që ti mbijetonte dot plagëve të marra dhe dha shpirt anës rrugës.

Video është realizaur nga Heidi Haas e cila u trondit nga ngjarja që pa.

“Unë isha në shok të plotë kur pashë elefantin e vogël të  përplasur nga automjeti që rrinte shtrirë në tokë,”-tha 66-vjeçarja. “Me sytë të mbushur me lot më duhej të shikoja se si e gjithë familja e elefantit u përpoq që ta ndihmonte pa qenë në gjendje që të bënin diçka.”-/a.k/noa.al/