Transmetuar më 04-08-2018, 21:36

Opozita dhe qeveria e lexojnë ndryshe raportin e agjencisë prestigjioze Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare.

Ndonëse ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj e cilësoi një lajm të mirë, duke veçuar disa vlerësime të raportit, deputetja demokrate Fatbardha Kadiu thotë se është përsëri një lajm i keq për vendin tonë.

Sipas saj Shqipëria vlerësohet me një ambient makroekonomik ‘spekulativ të nivelit të lartë’.

“Një lajm i keq përsëri për vendin tonë. Standards & Poors vlerëson Shqipërinë ashtu si dhe në 2016 dhe 2017 ashtu dhe në 2018 me një ambient makroekonomik ‘spekulativ i nivelit teë lartë’. Për Ministrin Ahmetaj ky është një lajm i mirë. P.s. S&P flasin dhe anglisht”, shkruan ajo në Facebook.