Transmetuar më 05-08-2018, 12:03

Një moment mjaft dramatik është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në video shihet momenti kur pronari i një dyqani armësh ekzekuton grabitësin, raporton DailyMail.

Dy grabitës me maska dhe me armë në dorë u futën në dyqanin e armëve për të vjedhur, por gabuan rëndë.

Pronari i dyqanit, 64-vjeç, nxori armën e tij dhe qëlloi drejt tyre ku njëri mbeti i vdekur, ndersa tjetri u largua.

Ngjarja ka ndodhur në Mableton të Georgias.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/