Transmetuar më 05-08-2018, 12:32

Ai që dikur ishte plazhi më i frekuentuar e megjithatë bollshëm i pastër në Vlorë, tashmë është shndërruar në një telash për banorët dhe turistët.

Plazhi i vjetër i Vlorës, siç shikoni fotot, gjendet në pikë të hallit, duke hedhur dyshime serioze se shteti, në këtë rast autoritetet lokale, po ia dalin me sukses t’i rrijnë larg qytetarëve.

Plazhi i Vjetër është cilësuar si një nga dy plazhet më të ndotura në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për plazh publik, ku edhe interesimi i qytetarëve mbetet mjaft i madh, pavarësisht mungesës së pastërtisë së ujit dhe ndotjes nga ujërat e zeza.

Me përfundimin e projektit të Lungomares u mendua se ky problem do të zgjidhej.

Megjithatë, edhe për këtë verë problemi duket prezent në zonën e Plazhit të Vjetër.