Transmetuar më 05-08-2018, 16:22

Shumë persona nuk janë të kënaqur me punën e tyre. Shkojnë në punë thjesht sepse u duhet të punojnë për të siguruar të ardhurat.

Këta persona mendojnë se puna e të tjerëve është më e mirë, edhe pse mund të mos ia kenë idenë se çfarë heqin ata.

Por, nëse shihni fotot e mëposhtme, atëherë do kuptoni që ka punë shumë më të keqe nga sa e mendoni ju dhe mund t’ju bëjë të ndryshoni mendje.

Në Dhaka të Bangladeshit vdesin dhjetëra persona në vit teksa pastrojnë pusetat.

Ata zhyten në ujëra të ndotur pa asnjë mbrojtje dhe vuajnë pasojat nga infeksionet e rënda.

Dhaka ka plot 14 milionë banorë, dhe një kaos të vërtetë në rrjetin e kanalizimeve./a.m./noa.al/