Transmetuar më 05-08-2018, 17:34

Sulmuesi shqiptar Sidrit Guri ka realizuar golin e tij të parë në kampionatin belg për skuadrën e Ostendes, me të cilën luan sezonin e tij të parë.

Ai ka shënuar gol në sfidën e humbur me rezultatin e thellë 2-5 ndaj Anderlehtit ku aktivizohet shqiptari tjetër Kristal Abazaj.

Guri luajti titullar këtë ndeshje dhe bëri një paraqitje të mirë.

Ndërkohë, në fushë nuk u luajt derbi i shqiptarëve pasi Abazaj nuk u aktivizua.

Madje ish-sulmuesi i Luftëtarit nuk ishte grumbulluar fare këtë ndeshje./a.m./noa.al/