Transmetuar më 05-08-2018, 18:24

Prej vitesh, bregdeti te Gjiri i Lalzit ka marrë një rëndësi mjaft të madhe ku shumë politikanë të rëndësishëm kanë ngritur vilat e tyre luksoze.

Edhe çmimet në zonë janë rritur ndjeshëm pasi zona preferohet mjaft nga të pasurit e Tiranës.

Një vilë luksoze te Gjiri i Lalzit është nxjerrë në shitje për plot pesë milionë euro, një shumë kjo e padëgjuar më parë në Shqipëri për rezidencë banimi.

Vila është 600 metër katrorë me një kopsht prej 2500 metrash.

Ajo është vetëm 10 metra larg detit, dhe ka plazh privat madje.

Kjo vilë ndodhet vetëm pak metra larg vilave të disa politikanëve./a.m./noa.al/