Transmetuar më 05-08-2018, 18:53

Mançester City është fituesi i Superkupës së Anglisë.

Ekipi i Guardiolës mundi me rezultatin e pastër 2-0 Çelsin e Maurizio Sarrit i cili e nis me humbje aventurën te “blutë’ e Londrës.

City e meritoi fitoren pasi ishte dominues në të gjithë lojën.

Lojtari i dalluar i ndeshjes ishte Kun Aguero i cili realizoi të dy golat e fitores.

Ai kaloi ekipin ne epërsi në minutën e 13-të, që ishte goli i tij i 200-të në 293 ndeshje me Mançester Cityn.

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë. Ndeshja e sotme tregoi edhe njëherë se ekipi i Pep Guardiolas qëndron me lartë se rivalët e tjerë në Premier Ligë dhe do jenë ekipi për t’u mundur nga të mëdhenjtë./a.m./noa.al/