Transmetuar më 06-08-2018, 08:49

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Ata u gjetën nga vajza e tyre e cila u gjend përballë një skene shokuese.

Mediat italiane raportojnë se gruaja 65-vjeçare u gjet e vdekur në dhomën e gjumit me shenja mbytjeje ndërkohë burri 70-vjeçar u gjet i varur në dhomën tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Varese në vendin e Apenineve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen.

Ka ende pak informacione lidhur me atë që i ka ndodhur çiftit emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije./a.m./noa.al/