Transmetuar më 06-08-2018, 10:38

Prej ditës kur mori postin më të lartë në vend, atë të Presidentit, Ilir Meta është bërë aktiv në rrjetet sociale.

Në faqen e tij në Facebook ai ndan momente nga aktivitetet ditore zyrtare por jo vetëm.

Së fundi kreu i shtetit ka nisur promovimin e zonave turistike shqiptare përmes faqes së tij në Facebook.

Ai ka qenë në Grykën e Rugovës ku ka kaluar disa momente relaksi.

“Mirëmëngjes të dashur miq dhe një javë të mbarë! Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë! Sportet ekstreme do të mbeten përherë të dashura për mua!”, shkruan Presidenti Meta në përshkrimin e videos.

Me sa duket, presidenti është i pasionuar pas sporteve ekstreme./a.m./noa.al/