Transmetuar më 06-08-2018, 10:55

Me gjithë kontrollet e përsëritura, tregtimi i mishit vijon të bëhet masivisht jashtë kushteve higjeniko-sanitare.

Gjatë ditës së sotme AKU raporton se ka vijuar me aksionet në vend ndërsa sot kontrollet janë fokusuar në Elbasan dhe Lezhë.

Trupa inspektuese e AKU-Lezhë konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore, pasi ata kryenin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar dhe pa kushte higjeno-sanitare.

Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për “mungesë gjurmueshmërie”, dhe më pas u asgjësua në Landfilldin e Shkodrës.

Po ashtu ndaj këtyre subjekteve u mor masa administrative me gjobë 100 000 lekë për secilin.

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si: Gramsh, Peqin, Përrenjas dhe Qukës, ndërsa u morën 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa liçensuar./a.m./noa.al/