Ai sot është numri dy i Al-Qaedas dhe është një prej personave më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për djalin e terroristit të ndjerë Osama Bin Laden, Hamzain 29-vjeçar.
Mediat e huaja raportojnë se së fundi ai është martuar me vajzën e personit që organizoi në terren punën për marrjen peng të avionëve në sulmet e 11 Shtatorit ku vdiqën mijëra njerëz.
“The Guardian” e cila ka intervistuar nënën e Bin Laden, konfirmon lajmin.
Hamza Bin Laden së fundi u ka bërë thirrje mbështetësve të Al-Qaidës të marrin pjesë në sulme terroriste, si hakmarrje për ekzekutimin e babait të tij nga forcat amerikane.
Roli i tij drejtues në organizatë shihet si shtysë për rekrutimin e të rinjve.
Lidhur me vendndodhjen e tij ka pak informacione, por dyshohet se ai mund të jetë në Afganistan./a.m./noa.al/