Transmetuar më 06-08-2018, 14:45

Një shpërthim i fuqishëm është lokalizuar para disa minutash në Bolonja të Italisë.

Shpërthimi ndodhi në autostraden Casalecchio, zona Borno Panigale, fare pranë aeroportit të qytetit, raporton noa.al duke cituar mediat lokale italiane.

Pamjet foto dhe video që ju sjellim më poshtë, tregojnë momentet e tensionuara që shkaktuan klimë pasigurie.

Policia lokale konfirmoi se nga ky shpërthim janë regjistruar disa të plagosur në shkallë të ndryshme

Ata u transportuan me ekipet e shpëtimit në spitalet përreth.

Dyshimet e para janë se ka shpërthyer një cisternë e mbushur me lëndë djegëse.

Nën hetim është shkaku i këtij shpërthimi. /noa.al/

Esplode autocisterna in tangenziale a Bologna, diversi feriti