Transmetuar më 06-08-2018, 16:44

Një tjetër ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Itali, me pasojë një numër të konsiderueshëm të vdekurish.

Në një aksident të ndodhur në zonën e Ripalta-s, në Foggia, kanë humbur jetën 10 persona.

Mediat italiane raportojnë se personat në fjalë ishin emigrantë, punonjës në toka bujqësore.

Gjatë aksidentit raportohet edhe për të plagosur, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar autoambulancat zjarrfikëset dhe karabinierët për ndihmë emergjente.

Siç raporton noa.al, aksidenti mësohet se ka ndodhur pas përplasjes së një kamioni me një furgon me targa bullgare, ku mjeti i fundit transportonte njerëz me kombësi afrikane të cilët po ktheheshin nga puna.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes në fjalë./a.k/noa.al/