Transmetuar më 06-08-2018, 20:10

Të jesh apo mos jesh i lutur, kjo është çështja.

Dhe shumë njerëz i japin karar: E ndajnë mendjen, do të jenë të lumtur.

Këtë e bëjnë duke përcjellë, marrë e dhënë, energji pozitive.

Të tjerë, që plot janë dhe ata, bëjnë të kundërtën, edhe kur nuk duan.

E pikërisht për të mësuar më shumë mbi mundësinë e fitimit të lumturisë, në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, lumturia është nga ky vit shkollor, lëndë mësimore e detyrueshme për t’u studiuar.

Image result for happiness

Një trajnere u demonstron qindra mësuesve në një arenë sportive se si përmes ushtrimeve të vëmendjes e duke qenë syçelët mund të kenë nxënës të përqendruar në mësim.

Trajnimi i vëmendjes syçelët është elementi qendror i planit mësimor. Ai e ka burimin e tij në praktikën e budizmit dhe u zhvillua 40 vjet më parë nga specialisti i biologjisë molekulare John Kabat-Zinn – si metodë për uljen e stresit.

Rajesh Kumar, kryetari i Komitetit të Planeve Mësimore të Nju Delhit e kundërshton tezën e hedhur se në shkollat e kryeqytetit indian tani meditohet përditë.

“Këtu nuk kemi të bëjmë fare me meditim. Kemi të bëjmë me një përpjekje për të përqendruar vëmendjen e një fëmije. Ky mund të jetë dëgjimi i vëmendshëm. Vëmendja syçelët, e kujdesshme nuk është meditim”, thotë ai. Më tej shton edhe se nuk kemi të bëjmë as me praktikë fetare.

“Në këtë plan mësimor nuk duhet të pranohet asnjë përmbajtje fetare, nuk ka lidhje me asnjë fe. Janë vetëm ushtrime për të qenë i lumtur.”

Më tej Kumar pranon se origjina e vëmendjes syçelët, e kujdesit për njeriun mund të ketë një origjinë fetare, por në shkollat indiane ajo vështrohet vetëm nga një perspektivë shkencore, si një mjet pune.

Vëzhgim, reflektim, ndryshim i sjelljes Ankit Pogula bën pjesë në një grup, që ka hartuar ushtrimet konkrete. Ai thotë se bëhet fjalë për tri hapa: Vëzhgim, reflektim, ndryshim i sjelljes.

Pogula thotë se “lumturi nuk do të thotë të kërcesh pupthi. Por bëhet fjalë për lumturi të brendshme, për kënaqësi të thellë, që të ndihesh mirë në klasë”.

Kjo synohet të arrihet përmes mësimit të përshtatshëm për moshën. Tek fillestarët në shkollë në qendër janë ushtrimet fizike: synimi i mësimit është mësimi i perceptimit të vërtetë të vetes dhe të të tjerëve.

Image result for happiness

Pak më vonë punohet me tregim historish.

Pogula thotë se nuk ka rëndësi që të përfundohet tregimi i historisë, “por që të reflektohet për atë që tregohet”.

Në hapin e fundit, tek të rinjtë e moshave 13 e 14 vjeç – pastaj bëhet fjalë për veprime të ndërgjegjshme. Snehil Goel dhe Minakshi Singhai, dy mësuese të reja, gëzohen për lëndën e re mësimore.

Ato thonë se kur një fëmijë është i palumtur, pavarësisht sa i mirë është mësuesi “atëherë fëmija nuk dëgjon. Fëmijët mësojnë më shumë, kur janë të lumtur, edhe mësuesit duhet të jenë të lumtur. Një mësues i lumtur është një mësues efektiv.”

Pas orëve të para të mësimit, nxënësit janë entuziastë. Një nxënës thotë se trupi i tij “kishte qetësi”, dhe shton: “Unë mund të dëgjoja zogjtë që cicëronin jashtë dhe ndihesha shumë mirë”.

Një tjetër thotë se pas kësaj ore të lumturisë është në gjendje “të mësojë më mirë. Na japin detyra si për shembull që të shkojmë në shtëpi dhe t’i diskutojmë historitë e treguara atje”.

Në planin mësimor është parashikuar çdo ditë një orë mësim lumturie, midis orës së parë dhe të katërt paradite. Por kjo ende duhet të integrohet e të bëhet pjesë e qenësishme e planit mësimor. Kohë për këtë ka, projekti është konceptuar si afatgjatë, me qëllimin që të tërheqë vazhdues në të gjithë Indinë, që dikur ta bëjë të gjithë Indinë të lumtur.

Image result for happiness