Transmetuar më 06-08-2018, 20:31

Ka kaluar më shumë se një muaj nga agresioni i 2 korrikut, ku në një klub nate në Milano u sulmua me thikë nga shqiptarët Nicholas Bettarini, djali i Simona Ventura dhe Stefano Bettarini.

I riu ka dalë me sukses nga operacionet dhe tashmë ndodhet me pushime. Në mediat italiane po qarkullojnë fotot e 19-vjeçarit, ku duket se ka hequr mbajtësen nga krahu, por duken qartë plagët e e marra nga goditjet e shumta me thikë.

Evidente janë edhe shenjat pranë mëlçisë.

“Rebelohuni, por qengjat nuk bëhen luanë”, shkruan i biri i aktores Simona Ventura.

Pas operacioneve dhe periudhës së rehabilitimit ai po relaksohet në plazh në Viareggio me babain e tij dhe duket shumë energjik e plot shpresë pasi në Instagram shkruan: “Dhimbja e së kaluarës është forca e së sotmes”.