Transmetuar më 06-08-2018, 22:51

Ai është një ndër aktorët më të preferuar turk jo vetëm në Turqi por edhe në Shqipëri.

Po flasim për Burack Ozcivi i cili u bë i njohur nga serialet e shumta që janë transmeturar në vendin tonë e sidmos nga “Dashuri e pafund”, e cila u pëlqye shumë nga teleshikuesit.

Por një lajm jo i mirë po flitet ditët e fundit për aktorin i cili është në gjëndje jo të mirë shëndetësore dhe po kalon moment të veshtirë.

Ai ndodhet në kujdesin e psikologëve dhe pranë tij është edhe bashkëshortja, aktorja e njohur Fahriye Evcen.

Mediat turke shkruajnë se Burack ka refuzuar disa projekte dhe nuk ka një datë të saktë se kur do të kthehet në ekran.

33-vjeçari vuan nga një syndrome që quhet: burnout syndrome” e cila ka të bëjë me lodhje dhe gjëndje të rënduar emocionale si dhe fizike.

Kjo për shkak të stresit të tepruar i cili zgjat edhe në kohë.