Transmetuar më 07-08-2018, 08:22

Një aksident i tmerrshëm ndodhi në Bolonja të Italisë një ditë më parë ku një autoçisternë shpërtheu pasi u përplas me një trajner.

Ngjarja shkaktoi dy të vdekur dhe 80 të plagosur, 14 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërthimi shkaktoi panik dhe kaos të vërtetë në zonë, pasi ngjarja ndodhi në një autostradë të ngarkuar nga makinat dhe pranë aeroportit.

Policia italiane ka publikuar edhe videon ku duket dinamika e ngjarjes.

Në pamjet e kameras së sigurisë duket që autoçisterna përplas nga pas një trajner që ishte ndalur.

Më pas, shpërthejnë flakët. Disa mjete që ishin shumë pranë nuk arritën të frenonin dhe u përfshinë edhe ato nga zjarri.

Pas pak çastesh, ndodh një shpërthim tepër i fuqishëm./a.m./noa.al/ 

Shpërthimi në Bolonja, shkon në 2 numri i viktimave. 60 të plagosur, bilanci ende provizor

Shpërthimi në Itali, konfirmohet viktima e parë. 40 të plagosur, 14 në gjendje kritike

Itali, shpërthim i fuqishëm në Bolonja, disa të plagosur