Transmetuar më 07-08-2018, 09:04

Muaji Gusht po regjistron temperatura mjaft të larta në mbarë Evropën por edhe në vendin tonë.

Kryetarja e Lëvizje Socialiste për Integrim duket se ka gjetur zgjidhjen për t’i shpëtuar vapës.

Ajo ka shkuar në Kosovë dhe është ngjitur në një lartësi prej 1590 metrash mbi nivelin e detit në malin e Sharrit.

Duket se temperaturat aty janë mjaft të ulëta pasi kryetarja e LSI ka veshur xhup.

“Mirmëngjes nga lartësitë e malit të Sharrit, në Përvallë, Kosovë, mbi 1590 metra mbi nivelin e detit, vend i mahnitshëm, ashtu si shumë zona, troje, pyje, lumenj të cilat këtij vendi ia ka falur Zoti! Visare të natyrës, që fatmirësisht po i zbulojmë e vlerësojmë hap pas hapi”, shkruan Kryemadhi./a.m./noa.al/