Transmetuar më 07-08-2018, 10:06

Të paktën 31 dasmorë shkuan për ndihmë mekësore në spitalin e Elbasanit gjatë ditës së djeshme.

Ata ndjenë probleme shëndetësore pas dasmave të fundjavës.

Mes personave të intoksikuar ishin edhe dy fëmijë. Ata kanë shkuar në spital me dhimbje stomaku dhe të vjella.

Raportohet se tre prej personave që kanë shfaqur komplikacione u dërguan në Tiranë.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe nëndrejtori i spitalit të Elbasanit Luan Rapi.

Ai thotë se personat e paraqitur janë në gjendje më të mirë.

“Nuk ka pasur më fluks, nga mesdita të gjithë mund të largohen nga spitali”, tha ai. /a.m./noa.al/