Transmetuar më 07-08-2018, 11:06

Në familjen më të famshme në botë, Kardashian-Jenner ka plasur sherri.

Protagoniste janë bërë dy motrat e mëdha, Kim dhe Kortney të cilat nuk kanë kursyer fyerjet me njëra-tjetrën.

Në episodin e fundit të serialit të familjes, motra e madhe Kortney tha se “më vjen turp që jam pjesë e kësaj familjeje shpifur”.

Sherri nisi mes motrave për një set fotografik në të cilin 39-vjeçarja nuk donte të ishte pjesë. Debati u përshkallëzua edhe lidhur me një festë që Kim organizoi për foshnjën dhe Kortney nuk ishte e pranishme.

Kortney telefonoi motrën tjetër Khloe duke qarë por ndërkohë Kim po e dëgjonte.

“Nuk jam këtu që të keqtrajtohem nga familja ime. Kim thotë se jam e motra e fundit që mund të interesohet, kush flet në këtë mënyrë? Khloe, ti nuk thua gjëra të tilla. Ju keni rëndësi të veçantë tek unë. Unë zgjodha të jem nënë e tre fëmijëve. Nuk jam këtu që të kërkoj një punë tjetër. Kam punuar mjaftueshëm”, tha Kourtney.

Pasi dëgjoi gjithçka, Kim i mori telefonin dhe iu drejtua me fjalët: “Ti je e çmendur, nuk bën asgjë”.

Më pas Kim i kërkoi falje por Kortney i tha se “je qenia më e keqe që ekziston”./a.m./noa.al/