Transmetuar më 07-08-2018, 11:34

Një ngjarje shokuese ndodhi në Gjermani ku prindërit i dhanë djalin e tyre 9-vjeçar një rrjeti pedofilësh për seks kundrejt pagesës.

Gruaja 48-vjeçare dhe burri 39-vjeçar lidhën kontakte me pedofilët dhe u ofruan djalin e tyre 9-vjeçar kundrejt shumave të ndryshme.

Në një rast ata kishin marrë 10 mijë euro nga një pedofil që përdhunoi fëmijën.

Ata u zbuluan nga policia dhe u vunë në pranga.

Në fund të procesi gjyqësor, prindërit u dënuan me nga 12 vite burg.

Ndërkohë, fëmija është në një qendër sociale. Ai është marrë në kujdestari nga prindër të tjerë dhe është nën terapi intensive psikologjike./a.m./noa.al/