Transmetuar më 07-08-2018, 13:33

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha sot se nuk ka zgjidhje të lehtë dhe pa dhimbje për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, z.Vuçiç, tha se njëra nga pyetjet kyçe është që për shkak të ardhmërisë të Serbisë, të “zgjidhim problemin e Kosovës”.

Vuçiç shtoi se Serbia, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit ka thënë gjithçka nga vetja, që të jetë partner i sinqertë jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Shqiptarët, heshturazi, pa ndonjë kundërshtim të qartë kundër BE-së, nuk e kanë përmbushur obligimin dhe ky është formimi i Asociacionit të Komunave serbe”, tha Vuçiç.

Sipas tij Serbia ka insistuar në formimin e ASK-së.

Kurse sërish ka bërë apel tek serbët në Kosovë, që të jenë “të qetë dhe mos të bien në provokime të mundshme”.