Transmetuar më 07-08-2018, 14:47

Jahti luksoz i Emirit të Katarit, ka zbarkuar sot në qytetin e Sarandës.

Pamjet që shikoni, tregojnë ankorimin e jahtit në qytetin jugor bregdetar.

Në të ndodhet babai i Emirit të Katarit, (ish Emiri) Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Al Thani ka vendosur të qëndrojë pak ditë për të shijuar rivierën shqiptare.

Mandje ai do të udhëtojë në drejtim të Durrësit për t’u larguar më pas në brigjet e vendeve të tjera të Ballkanit.

Jahti i Emirit të Katarit është ndër më luksozët në botë.

Ai ka kushtuar plot 300 milionë dollarë amerikanë.

Është 124 metra i gjatë dhe strehon 28 vetë në 14 kabina luksi.

Gjithashtu edhe 30 kabina të tjera për 60 vetë shtesë. /noa.al/

yacht Katara

Katara yacht

Emir Qatar yacht

Katara - one of the largest yachts - Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani

Sheikh-Bin-Jassim-Bin-Jabor-Al-Thani's  yacht

Albert Pinto design

interior of Katara

yacht Katara in Antibes

Katara has a length of 124 meter (408ft)

heli A7-HMD