Transmetuar më 07-08-2018, 15:24

Të etur për para, por të pashpirt edhe për fëmijën, pjellë e tyre, një çift burrë e grua në Gjermani, e kanë shitur te një përdhunues.

Ngjarja tronditëse ka sjellë shqyrtimin gjyqësor dhe sot, dy prindërit janë dënuar me nga 12 vjet heqje lirie.

Çifti, ai 39 vjeç dhe e shoqja, 48 vjeçe, e shiti fëmijën vetëm 9 vjeç përmes një rrjeti pedofilësh.

Ata pranuan shumën 10 mijë euro dhe blerësi e mori djalin e tyre në shtëpi.

Me ta marrë, ai e përdhunoi.

Aktualisht djali i dhunuar është marrë në kujdestari nga prindër të tjerë.

I vogli i traumatizuar, është duke iu nënshtruar një terapie intensive psikologjike.