Transmetuar më 07-08-2018, 15:41

Duke nisur nga muaji tetor i këtij viti, fillojnë fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.

Destinacioni me tarifa të ulëta është njoftuar më datë 30 tetor 2018, me tre fluturime javore, të martave, të enjteve dhe të shtunave.

“Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këtë fluturim të ri i cili përforcon lidhjen e Shqipërisë me Gjermaninë. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Wizz Air.

Gjatë dy viteve të fundit, kjo kompani ka rritur numrin e shërbimeve në Tirana International Airport me tre destinacione të reja: Budapest, Londër dhe tani, Dortmund.

Ky është një lajm shumë i mirë për pasagjerët, për TIA-n si dhe për gjithë vendin”, – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Rolf Castro-Vasquez.

Ky destinacion i ri pritet të jetë një lidhje e rëndësishme për udhëtarët, për tregtinë dhe biznesin me Gjermaninë dhe të ndikojë në zhvillimin e turizmit të brendshëm dhe të jashtëm.