Transmetuar më 07-08-2018, 17:31

Përplasje e ashpër virtuale u zhvillua gjatë fundjavës ndërmjet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të bëra tre ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Berisha ka folur sot për këtë çështje duke i quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej ish-kryeministri shqiptar shton se Thaçi “kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit”.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi, në një intervistë për RTV Dukagjinin./a.k/noa.al/