Transmetuar më 07-08-2018, 20:20

Një tjetër “Street Art” i shtohet qytetit të Urës-Vajgurore me autor artistin e njohur ndërkombëtar ËD street art.

Projekti i Bashkisë së Urës Vajgurore synon gjallërimin e qytetit përmes ngjyrave, duke kthyer fasadat e lëna pas dore në vepra publike arti.

Kështu, më herët, “Djaloshi i Dimalit” , simbol ky i këtij qyteti u bë imazh te pallatet e qytezës.

Pas Tiranës, Ura Vajgurore është një tjetër qytet që po i jep ngjyra ndërtesave përmes artit.

Kështu, “Djaloshi i Dimalit” është pikturuar në një prej zonave të frekuentuara të këtij qyteti.