Transmetuar më 07-08-2018, 20:57

Nga Ylli Manjani

Zoti Aurel Plasari, na sjell në vemendje këto kohë delikate, studimin politik me titull “The dual state” të juristit dhe politologut Ernst Fraenkel.

Më aktual se ky libër nuk ka!

Ernst-i e shkroi në kohën kur Hitleri vendosi sundimin e tij në gjermani, duke shmangur Kushtetutën dhe ligjet normative (Normenstaat) dhe, duke qeverisur me ligje të posaçme, në dukje të përkohshme ( Maßnahmenstaat), por të mjaftueshme për të bërë gjëmën.

Fiks Shqipëria e sotme!

Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë. Sundon me ligjet e pushtetit të Tij (Maßnahmenstaat) duke anashkaluar Kushtetutën dhe normat e shtetit (Normenstaat).

Konkretisht:

1. Sistemi i drejtësisë, gjykatat dhe Prokuroria, funksionojnë jo sipas normave Kushtetuese, por tranzitore dhe ligjit të vetting. Pra në dorë të pushtetit.

2. Policia e Shtetit nuk funksionon sips ligjit të shtetit, por sipas urdhërit të pushtetit. Po nuk urdhëroi ministri, asgjë nuk ndodh.

Kur lëshohet urdhëri bëhet hataja duke ngatërruar të mirë e të këqinj me një vend. Sbëhet më fjalë për prova, por për thashetheme, që policia ka me bollëk.

3. Administrada publike nuk njeh më ligjin, por porosinë, urdhrin e zyrtarit politik. Thashethemi i portalit virtual të qeverisë është “ligji” i tyre! Ligji i shtetit as nuk lexohet më.

Pra të zgjidhet halli i portalistit, punë e madhe se shkakton halle për të tjerët! Asnjë lidhje me normat e shtetit, sipas të cilave të gjithë janë njësoj para ligjit.

4. Parlamenti dhe qeveria nuk janë më pushtete të ndara, por të ndërvarura. Parlamenti varet totalisht nga Qeveria.

Asnjë lidhje me Kushtetutën!

5. Pushteti guxon të ndryshojë edhe kufinjtë e shtetit, ndërkohë që Kushtetuta nuk ja njeh këtë të drejtë as vetë popullit. (Në kushtetutë ndalohet Referendumi për tërësinë territoriale)..

6. Ekonomia sipas normave të shtetit është shanc i barabartë për të gjithë. Sipas ligjeve të pushtetit është vetë privilegj i pak njerëzve që rrinë afër Kryeministrit.

Koncensioni është shmangia përfundimtare e ekonomisë me shance të barabarta.

7. Në shtetin e normave, të gjithë kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor. Spitali i gjen gjithnjë ilaçet dhe mban përgjegjësi.

Në shtetit e Normave, secili riimbursohet për shërbimin që merr.

Sot ilaçet i gjen pushteti, me qëllim që njerëzit “t’ia dinë atij për nder”! Ndërsa riimbursim e merr spitali që do pushteti, jo ai që do pacienti.

8. Në shtetin e normave Arsimi është mjeti më efikas kundër injorancës. I barabartë për të gjithë.

Në ligjin e pushtetit Arsimi është privilegj i atyre që paguajnë ose që votojnë pushtetin.

9. Në ligjet e shtetit, bashkia është ent publik i zgjedhur për të drejtuar punët e qytetit, sipas interesave të qytetarëve. Këta të fundit paguajnë taksat e tarifat për këto shërbime.

Ligji i pushtetit i bën bashkitë ose Komitete Ekzekutive të tij (pushtetit), ose i trajton si qendra opozitarësh, sa për një “spruco demokracie”.

10. Ligji më i fortë i pushtetit është ALUIZNI. Ky ligj të menderos çdo Kushtetutë e çdo normë…

E kështu me radhë.

Ka shembuj plot që tregojnë se pushteti është mbi shtetin. Pra sundimi i të fortit mbi atë të normës.

Dikush thotë se Hitleri pushtoi Europën, ndaj ska krahasim.

Por duhet mbajtë parasysh se edhe Edi Rama po sundon thjesht Shqipërinë, jo Gjermaninë. Shqipërinë, ushtria e të cilës krenohet me shitje skrapi pa tender!

Puna është se çpo bën në vendin tonë të përbashkët?!

Po e sundon aq keq, sa asnjë pushtues nuk e ka bërë.

Bie fjala, pushtuesi Italian na bëri me Teatër, shesh e godina zyrtare të bukura.

Edi Rama i prishi të gjitha!!!

Të keqen e pushtuesit!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al